“Koha para ekranit e fëmijëve shkakton probleme me gjumin”

0
115

Një mjek turk paralajmëroi të premten se rritja e kohës së qëndrimit para ekranit midis fëmijëve gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) po ndikon negativisht në modelin dhe cilësinë e tyre të gjumit.

“Zakonet dixhitale shkaktojnë probleme serioze në kohëzgjatjen e gjumit dhe vonesën e gjumit, të cilat janë shumë më të rëndësishme veçanërisht në fëmijëri”, deklaroi për AA, Vural Fidan, kreu i Shoqërisë për Gjumin në Turqi (TUTDER).

Fidan gjithashtu tha se kjo shkakton probleme në hormonet që mbajnë ekuilibrin e trupit, veçanërisht hormonet e rritjes që lëshohet gjatë gjumit.

Kur prindërit shtuan kohën e qëndrimit të tyre para ekranit, tha ai, edhe fëmijët filluan të kalonin më shumë kohë në celularë dhe tableta. Kjo u rrit edhe te fëmijët nën moshën dy vjeçare.

Në mënyrë që të mbrojë fëmijët nga këto efekte të dëmshme në rritjen e tyre mendore dhe fizike, ai i këshilloi prindërit të lexojnë libra për fëmijët e tyre.

Fëmijët veçanërisht duhet të mbahen larg ekraneve gjatë natës për të promovuar gjumë cilësor, shtoi ai.

Për të frenuar përhapjen e COVID-19, shumë vende kanë zbatuar bllokime dhe orë policore dhe kanë mbyllur shkolla duke çuar në mësimin online nga shtëpia./AA