KMLDNJ: Dyshohet për 200 punëtorë shëndetësorë të punësuar në baza partiake

0
88

KMLDNJ pas shpërthimit të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, një numër i profesionistëve shëndetësorë e që ishin të papunësuar u paraqitën si vullnetarë në përpjekje që të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, pa pasur asnjë qëllim tjetër dhe pa e ditur se sa do të zgjasë kjo gjendje.

Me kalimin e kohës dhe me përshkallëzimin e rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe atyre që përfunduan me fatalitet, u shtrua si domosdoshmëri që të rritet numri i punëtorëve shëndetësorë për faktin se edhe mjë numër i profesionistëve shëndetësorë u infektua nga virusi, njofton Klan Kosova.

“Në shumë reagime të Kmdlnj- së, kemi kërkuar që qeveria e Kosovës të ndajë mjete shtesë për shëndetësinë sikur që edhe të gjithë atyre që po përballen, me shumë rreziqe dhe sakrifica, t’u ndahet një shumë shtesë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi Ligjin për rritje të pagave. Për fat të mirë , sot , qeveria e Kosovës vendosi të ndajë nga 300 euro për ata punëtorë shëndetësorë që po përballen me pandeminë. Në mes të tjerave KMDLNJ ka kërkuar që të rritet numri i të punësuarve në sistemin shëndetësor. Së voni, sipas informatave të paverifikuara janë punësuar 200 punëtorë shëndetësorë. Pas kësaj pati pakënaqësi për faktin se kishte dyshime se shumica e atyre që u punësuan, u punësuan në baza partiake dhe nepotiste , duke shpërfillur profesionalizmin, si kriter përcaktues. Profesionistët që muaj të tërë kanë punuar vullnetarisht, me shpenzime vetanake, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, janë anashkaluar dhe në shumicen e rasteve janë refuzuar ndonëse gjatë punës së tyre e kanë fituar një përvojë të cilën të sapopranuarit nuk e kanë pasur”.

Për këtë arsye, për të eliminuar dyshimet e mundshme për një diskrimimim gjatë punësimit, KMDLNj- kërkom një hetim të pavarur apo hetim të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi pas së cilës, nëse konstatohet se ka pasur shkelje dhe diskriminim, përgjegjësia konkrete do të adresohej te Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

KMDLNJ thërret Ministrinë e Shëndetësisë të reflektojë në mënyrë që të sigurojë qasje në dosjet e të të punësuarve e që do të ishte mirë dhe e shëndetshme për vetë Ministrinë në aspektin e rritjes së transparences dhe llogaridhënies.