Klopp: Ja kur përcaktohet kampioni në Ligën Premiere

0
102

Liverpool është në rrugë të mirë të fitojë titullin e kampionit në Ligën Premiere, sukses ky që i mungon prej shumë vjetësh.

Pas javës së 18-të, “Të Kuqtë“ janë në pozitën e parë me 51 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi më i afërt Tottenham dhe shtatë më shumë se kampioni aktual Manchester City.

Mirëpo, trajneri Jurgen Klopp e mban skuadrën me këmbë në tokë pas shkëputjes së parë të rëndësishme në krye të tableës dhe pas fitores ndaj Newcastles ka kërkuar përqendrim maksimal.

“Fillimi i ndeshjes në sulm ishte i gjallë, por në mbrojtje nuk ishte i tillë dhe nuk më pëlqeu shumë. Por, përveç kësaj, e gjitha ndeshja ishte e mirë. Mund të kishim shënuar më shumë, shanset ishin aty dhe u krijuan me lëvizje fantastike. Është e vështirë të thyesh skuadrën e Newcastlen”, ka thënë Klopp, i cili nuk mund t’ia tolerojë vetes që të flasë për titull në këto momente: “Nuk ia kishim idenë rezultatit të Cityt deri në fund të ndeshjes. Unë jam me të vërtetë naiv. Stadiumi shpërtheu në festë, por unë mendova se po thërrisnin për ne. Do të luajmë së shpejti kundër tyre. Nëse do isha City, do mendoja se distanca është 4 pikë, sepse kemi përballjen direkte. Do luajmë edhe kundër Arsenalit. Gjashtë pikë diferencë me Tottenhamin që po fluturon nuk janë asgjë në këtë fazë të sezonit. Do të jetë një garë deri në javën e fundit dhe aëtherë do të përcaktohet kampioni”, ka theksuar tekniku gjerman./OxygenPress.info