KLMDLNJ i fton qytetarët që t`i padisin institucionet në rast se nuk kompenzohen testet dhe shpenzimet e Covid-19

0
92

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

KLMDLNj si shkaktar të dështimit të menaxhimit me virus e ka vënë politikën aktuale në vend.

“Në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jokompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik. Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese, këtë kompetencë i kanë bartur laboratoreve private për të cilat askush, në mungesë të teansparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes”.

“Edhe çmimet janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Numri i laboratoreve private është rritur shumë dhe me këtë edhe mundësia e zhvatjes së qytetarëve të Kosovës. Laboratoret private bëjnë teste serologjike dhe në të shumtën e rasteve udhëzojnë pacientët të bëjnë testin anticovid si dhe analiza plotësuese të gjakut e që për një person shuma shkon midis 85-100 euro”.

Ky këshill potencon se institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato, me ç’rast i ka ftuar qytetarët që t`i padisin institucione në rast se sipas KMDLNj-së nuk kompenzohen për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit./KlanKosova