Klinikat interne që shërbyen për COVID në QKUK, i kthehen normalitetit

0
99

Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan për trajtim të rasteve me COVID-19, e njohur si Njësia COVID/3.

Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes.