Klaudio Ranieri rikthehet te “Roma”

0
63

Klubi kryeqytetas i “Romës” ka rikthyer në stolin e saj trajnerin italian Klaudio Ranieri, pas largimit të Eusebio Di Françeskos.

Klubi i “Romës” bën me dije se Ranieri do të qëndrojë te ky klub deri në fund të sezonit.

Humbja 3-0 kundër kundërshtarëve të përjetshëm të “Lacios” si dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve, kanë rezultuar fatale për trajnerin Di Françesko.

Ranieri do të marrë drejtimin e klubit në ndeshjen ndaj “Empolit” ditën e hënë.

Trajneri italian Ranieri ka luajtur gjashtë ndeshje për klubin e tij të zemrës “Romën” në vitin 1973-74, duke u rikthyer si trajner në vitin 2009-2010.

Gjatë drejtimit të këtij ekipi nga ana e Ranierit, ekipi kryeqytetas u rendit në vendin e dytë në Serinë A italiane.

“Kur Roma të thërret, nuk mund t’i thuash jo”, u shpreh Ranieri pas zyrtarizimit të tij./atsh