Kjo komunë fillon me ligjëratat për vetëdijesimin kundër etheve hemorragjike

0
39

Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), nga sot fillon edhe me mbajtjen e ligjëratave vetëdijesuese, për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, të cilët e bartin virusin e EHKK.

Ligjëratat do të mbahen në shkollat e fshatrave Llazicë dhe Balincë, ndërsa këto ligjërata do t’i mbajnë profesionistët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Mbajtja e ligjëratave të vetëdijesimit, janë pjesë e masave parandaluese të EHKK dhe mbahen në bashkëpunim me Këshillim Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.