Kjo javë me mot tipik pranveror, temperaturat në rritje graduale deri në 19C

0
38

3.03.2019 – Pas kalimit të frontit të ftohtë në fundjavë, gjatë javës në vijim masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon duke sjellur mot tipik pranveror dhe rritje të temperaturave, që deri ditën e enjte dhe të premte do të arrijnë deri në 19C, e në Dukagjin me mundësi edhe deri në 20C.
Ditën e martë kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon mund të sjellë mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes.

Ditëve në vijim parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të sillen kryesisht rreth vlerave mesatare, vetëm në orët e mbrëmjes kohëpaskohe mund të kalojnë në të pashëndetshme.

4.03 – Më butë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
5.03 – Butë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu.
6.03 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
7.03-8.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell dhe vransira të nivelit të lartë.

Temperatura e ajrit do të shënojë rritje graduale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 19C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-12m/s..
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por më pas të shënojë rritje.