Kjo është veshja katër mijë vjeçare shqiptare

0
1677

Xhubleta, është veshja që daton të pakten 4 mijë vite më parë në historinë shqiptare. Një veshje e tillë jeton në Shqipëri, në Malësinë e Madhe, në Rrafshin e Dukagjinit të Kosovës, në Malin e Zi, dhe mendohetse dhe në një fshat të Bullgarisë ku janë me origjinë shqiptarë dhe në Norvegji.

Ka rreth 70 vjet që nuk prodhohet më, sepse janë përdorur ato që kanë qenë xhubletat e pajave. Gruaja malësore merrte 5-7 xhubleta në pajë. Nuk është prodhuar më, sepse ndërtimi i xhubletës është mjaft i sofistikuar. Gruaja malësore duhet të ketë një “tabelë logaritmesh” në kokën e saj që ta thurë kokërr për kokërr sythi dhe ta montojë në një mënyrë të tillë që të marrë formën e duhur të kambanës dhe të rrijë në këmbë.

Veshja është si veshja e ushtarakëve, përfaqëson gradat e jetës civile.

E vishnin nuse që vinin nga familje të para, që ishin familje të pasura dhe me një status të privilegjuar shoqëror. Ishte simbol i forcës, bukurisë dhe pasurisë, tre nocionet e përjetshme.

Gruaja varrosej me xhubletën që martohej. Xhubleta më e mirë i shërbente asaj në këto dy momente të rëndësishme të ndërrimit të statusit civil të saj, nga vajzë në grua e martuar dhe kalimin në jetën tjetër ku ajo duhej të shkonte me këtë xhubletë.

Xhubleta identifikohet me veshje të gjetura në pallatin e Knosit në Kretë, para 4000 vjetësh. Kjo është veshja më e vjetër të botë ende e gjallë.

Xhubleta, e cila peshon rreth 15 kilogramë, është një element i rëndësishëm i kulturës materiale që trashëghohet nga shekujt.

Në ikonografinë etruske, Z. Majani (Z. Mayani) veçon figurën e një valltareje të shkathët etruske të cilën e krahason, sa i takon veshjes, me xhubletën si veshje komnbëtare shqiptare të ruajtur sot në Malësinë e Madhe.