Kjo është vajza nga Kosova që hyri në histori, u ngjit në 7 majat më të larta në botë

0
86

Ruaje të mirën për fund…

Fundin e një fillimi…

Ekspedita e Carstensz Pyramide, maja e fundit e projektit tim, ishte një aventurë e mahnitshme , e shkëlqyer dhe e veçantë për mua.

Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë.

Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës.

Në anën tjetër pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit , mirëpo ne jemi ata që respektojmë rregullat e maleve, dhe presim thirrjen e tyre.

Ngjitja e majes( 4884 lmd ) menjëherë natën e mbërritjes në Kampin Bazë (4250 lmd ) me ndryshime të mëdha në lartësi prej Timikes me nivel të detit , bëri që këtë herë të më prekë edhe mua sëmundja e lartësisë….

Ngaqë ishte maja e fundit e projektit dhe momenti i shumëpritur ishte aq afër , ëndrra po bëhej realitet, emocionet më tradhtuan për disa çaste…

Ndoshta edhe kjo ishte bukuria e kësaj ekspedite…

Me shumë dashuri nga Indonezia,

Mrika