Kjo është shkolla “model” arsimor e edukativ në Kosovë

Shkollës Model, të projektuar nga “Urban Plus”, jo pak herë i është lakuar emri. Kjo për shkak se projekti në kontekstin arkitektonik vlerësohet të jetë shumë unik dhe inovativ. Për ç’gjë edhe i është ndarë çmimi i parë në kategorinë “Ndërtesa më e mirë arsimore-edukative”, nga Bienalja e mbrëmshme e Artkitekturës, që tek ne u mbajt për herë të parë.

Për ta shndërruar këtë projekt në vepër të gjallë ishin përkujdesur arkitektët Ilir Gjinolli, Arbenita Ymeri Rexhepi dhe Ardita Byci Jakupi, të cilët e përfunduan atë në vitin 2011.

E arkitektëve Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi e Arbenita Ymeri-Rexhepi Bienalja e mbrëmshme i solli shumë fat, pasi që arritën të rrëmbejnë gjithsej 7 çmime në kategori të ndryshme.

Për kategorinë “Ndërtesa më e mirë arsimore-edukative” çmimi i dytë u nda për “Shkollën e Gjelbër” projektuar po ashtu nga Ilir Gjinolli dhe Ardita Byci-Jakupi e Arbenita Ymeri-Rexhepi.

Projektit të Shkollës Amerikane të Kosovës, nga Ideal Vejsa & Vlatko Korobar iu nda çmimi i tretë në këtë kategori./Ndërtimi/OxygenPress.info