Kjo është senatorja demokrate, kandidate për Shtëpinë e Bardhë

Senatorja amerikane, Kamala Harris njoftoi dje kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale 2020, duke iu bashkuar grupit të pretendentëve demokratë që shpresojnë të pengojnë Donald Trumo nga marrja e një mandati të dytë.

“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona persona të tjerë që grejnë zërin për të mbrojtur vlerat amerikane”, deklaroi ajo në një video të publikuar në “Twitter”.

“Për këtë arsye jam kandidate për t’u bërë presidente në SHBA”, theksoi Harris.

Senatorja 54 vjeç zgjodhi një ditë feste në SHBA, ku kujtohet lindja e Martin Luther King, për të bërë këtë deklaratë, një simbol për këtë vajzë emigrantësh prindërit e të cilës kishin marrë pjesë në lëvizjen e të drejtave civile./Atsh