Kjo është Qendra e Mjekësisë Familjare që do të punojë edhe me ndërrimin e tretë

0
47

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren do të punojë edhe me ndërrimin e tretë dhe do t’i ofrojë qytetarëve të komunës sonë shërbime mjekësore për 24 orë. Kështu ka njoftuar Komuna e Prizrenit përmes një komunikate për media.

Komuna thotë se krahas njësisë së Urgjencës, QKMF  do të jetë adresa e dytë shëndetësore i nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë.

“Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente”, thuhet në njoftim.