Nubia Alpha, pajisja që ka formën e një rripi fitnesi, pritet të dalë në treg dhe do të zëvendësojë smartphone-t.
Megjithatë nuk ka specifikat e një smartphone sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.
Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale dhe kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.
Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartphone. Rripat e fitnesit zakonisht qasen në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartphone, por pajisja e ZTE ka teknologjinë e SIM.
Dy variante të pajisjes do të lançohen: Bluetooth ose e SIM, modeli Bluetooth shitet për 449 euro në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.
Versionet e SIM shitet për 550 euro në Kinë, Evropë dhe Amerikë në fund të vitit./alsat