Kjo është gruaja që nuk mund të ndjejë kurrë dhimbje

0
142

Disa shkencëtarë pohojnë se një grua skoceze, e cila i ka 71 vjet, nuk ka ndjerë kurrë dhimbje e as ankth.

Ata janë munduar ta gjejnë arsyen se si ëshë e mundur diçka e tillë, dhe sipas një raporti shkencor, Jo Cameron ka një mutacion gjenetik që ia mundëson të mos ndjejë dhimbje apo ankth.

Asaj i kanë thënë që lindja e fëmijës ka për t’i dhimbur shumë, mirëpo Cameron pohon se nuk ka ndjerë asgjë më shumë se gudulisje.

Në një studim të publikuar javën e kaluar në Revistën Britanike të Anestezisë hulumtuesit ia atribuojnë jetën pa dhimbje dhe pa ankth të saj këtij mutacioni në një gjen që më parë ka qenë i paidentifikuar, prandaj besojnë që kjo është arsyeja pse Cameron nuk ka ndjerë kaq pak dhimbje dhe pse trupi i saj shërohet kaq shpejtë.

Afër 1 shekull shkencëtarët kanë studiuar individë që përjetojnë pak e fare dhimbje, mirëpo në rastin e zonjës Cameron mutacioni gjenetik po përmendet si arsye se pse ndodh një gjë e tillë.

Kjo mund të sjellë risi edhe në mjekësi duke shërbyer për gjetjen e metodave të reja për trajtimin e dhimbjeve.

Ata kanë filluar t’i analizojnë gjenet e Caemeron-iut pesë vjet më parë, kur pas një operacioni në dorë, mjeku kishte mbetur i habitur që Cameron nuk po ndjente dhimbje.

Në moshë 65 vjeçare nuk i dhembnin as djegiet, as gërvishtjet e prerjet.

Për këtë përgjegjës thuhet të jetë një gjen i quajtur FAAH-OUT të cilin e kanë të gjithë njerëzit, por në rastin e saj, tek pacienti ndodh një shlyerje para gjenit.