Kjo është drejtoresha në QKUK e cila u vlerësua maksimalisht për performancën e saj

0
722

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë Dr. Venera Berisha-Muharremi është vlerësuar maksimalisht për performancën e saj gjatë këtij viti.

Berisha-Muharremi ka thënë se vlerësimi me notën maksimale nga ana e menaxhmentit të SHSKUK-së e ka emocionuar tepër.

“Tërë jetën kam marr vetëm pesëshe dhe dhjetëshe, por, këto pesëshe, në të gjitha fushat e kompetencës, që i mora në vlerësimin e punës time si Drejtor i Klinikës Endokrinologjike të QKUK-së, më emocionuan tepër!”.

“Faleminderit prej të gjithë atyre që më përkrahën që Klinikën Endokrinologjike ta bëjmë Klinikë model, vend të këndshëm për pacientët dhe personelin mjekësorë! Faleminderit atyre që ia dinë vleftën kësaj pune dhe përkushtimit tim e më gëzuan pa masë me këtë vlerësim! Faleminderit secilit bashkëpunëtori tim në Klinikën Endokrinologjike që më respekton, don dhe e dua! Falemnderit edhe atyre, që fatmirësisht janë pak në rrethin tim, e që nga smira bëjnë vepra, me të cilat më mësojnë se si s’duhet të jem!”, ka shkruar Berisha-Muharremi në postimin e saj.

Më poshtë është dokumenti i plotë i vlerësimit të punës së saj nga menaxhmenti.