Kjo është 70-vjeçarja e cila po merr pjesë në gara për çiklizëm

0
48

Ajo është çiklistja më e moshuar e BMX-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Kittie Weston Knauer, është 70 vjeçe, por kjo nuk i pengon ta sfidojë vetën edhe në çiklizëm.

Me këtë sport merret tanimë 30 vitë të plota.

Për çdo vit ajo del në gara 25 apo 30 herë, ndërsa thotë se çdo garim i saj është fitues. Kittie thotë se disa herë ka pësuar aksidente të rënda gjatë garave apo ushtrimeve, ku edhe i është rrezikuar jeta, megjithatë nuk ka lejuar që kjo t’i bëhet shkak për ta ndaluar atë të merret me hobin e saj.

Ajo thotë se derisa t’i ketë këmbët e shëndosha nuk do pushojë së garuari, ndërkaq vitet për të nuk janë gjë tjetër pos numrave.