Kjo erëz është fajtori kryesor për obezitetin, e konsumojmë çdo ditë

0
500

Dieta e balancuar dhe e shëndetshme është çelësi i linjës së hollë. Sigurisht, me aktivitet fizik. Prapëseprapë, çfarë ndodh nëse një dietë e rregulluar nuk prodhon rezultatet e dëshiruara, dhe ju jeni ende të përballur me kile të tepërta nga dita në ditë?

Rezultatet e një hulumtimi të Universitetit të Londrës kanë treguar se mund të jetë një problem në “armikun e heshtur” në baza ditore. Ka të bëjë me natriumin, i cili gjendet kryesisht në kripën e kuzhinës, dhe disa studime kanë treguar se shumica e njerëzve konsumojnë katër herë më shumë kripë sesa kanë nevojë, transmeton KosovaPress.

Natriumi nga kripa inkurajon akumulimin e ujit në inde dhe kështu vepron kundër zvogëlimit të peshës dhe konsumi i saj i tepërt komplikon shkrirjen e depozitave të yndyrës dhe ngadalëson metabolizmin.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se çdo gram i kripës së tepërt që futet në trup, rreziku i obezitetit rritet me 25 për qind. E pra, duket se armiku më i madh i një linje të dobët duket të jetë vërtet zbuluar.