Kjo bakterie mund të vret më shumë se kanceri

0
181

Sipas studimit të fundit, në vitin 2050 bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve do të vrasin më shumë se vet kanceri.

Ky studim tregon se në harkun kohor të pak dhjetëvjecarëve, rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve do të jetë një nga problemet me emergjente shëndetësore në shkallë globale.

Madje thuhet se në vitin 2050 cdo vit mund të humbasin jetën 10 milion njerëz, më shumë se tumoret.

Studiuesit thonë se jo vetëm bakteriet por edhe viruset kanë krijuar rezistencë ndaj barnave. Shkaku kryesor është mbipërdorimi i antibiotikëve, veçanërisht i atyre me spektër të gjerë.

“Bakteriet po krijojnë rezistencë pasi po sulmohen nga këta antibiotikë dhe bakteriet që zhvillojnë mekanizmin e rezistencës mbijetojnë. Biofilmet mund të jenë aty ku ato shkëmbejnë këtë rezistencë dhe më pas e ndajnë atë me bakteriet e tjera,” thotë specialisti Fergus Watson.

Në vitin 2014, Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri një paralajmërim se “pa veprime urgjente të koordinuara, bota po shkon drejt një periudhe post-antibiotikëve, në të cilën infeksione të zakonshme dhe lëndime të lehta që janë trajtuar për dekada të tëra, mund të shkaktojnë vdekje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu