Kjo 70 vjeçare në fotografi, duket kështu ngase nuk konsumon sheqer që 28 vjet

0
361

Një grua 70 vjeçare, Carolyn Hartz ishte e varur nga ëmbëlsirat për katër dekada, kur më në fund vendosi të bënte një ndryshim të madh në jetën e saj dhe të heqë dorë nga sheqeri i përpunuar.

Tani, ajo duke më e re se më parë, me një trup pa celulit dhe në bikini, me ngjyrat që asaj i pëlqejnë, raporton oxygenpress.info

“Shumë gra pas të 50 mendojnë se nuk është e mundur të mbajnë një formë dhe peshë të duhur”, thotë Hartz.

Ajo deklaron se mund të duket e vështirë në fillim për secilën grua mbi të 40’tat, por është e mundur nëse punon në atë drejtim.

Sipas saj, metabolizmi ngadalësohet me kalimin e viteve, por thjeshtë duhet të marrim kontrollin dhe të bëjmë zgjedhje më të shëndetshme e të punojmë në atë drejtim.

Hartz thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm për llojin e ushqimit që konsumojmë dhe sasinë e tij, raporton oxygenpress.info

Pra, të kujdesemi gjatë ngrënies ka shumë rëndësi, sepse nëse hani pa vëmendjen se çfarë po hani mund të shtoni peshë, por nëse e shijon atë që hani nuk do shtoni peshë.

Sipas saj, që një grua të duket më mirë, duhet të mendojë pozitivisht për se do të rregullohet pesha e saj dhe të shmang sheqerin.

“Unë jam optimiste edhe kur kam sfida, pra gjithmonë mendoj pozitivisht për secilën gjë. Unë e kam trajnuar veten të mendoj se gota nuk është gjysmë e zbrazët por gjysmë e mbushur. Ju mund të qeshni me këtë por dua që një ditë prezantuesit e motit të thonë, ditë pjesërisht me diell, jo të thonë pjesërisht me re. Kjo do të ndikonte në lumturinë e shikuesve”, thotë ajo.

Hartz nuk ka konsumuar 28 vjet sheqer, kishte vështirësi në fillim ngase ishte e varur por ajo ka vendosur për shëndetin e saj, dhe tashmë ajo sigurohet që të merr proteinat e nevojshme sa herë që ushqehet, veçanërisht në mëngjes.

Megjithëkëtë, thotë se nuk duhet hequr dorë nga ushqimet ose pijet që na pëlqejnë, por të kujdesemi për sasinë e tyre.

Vendimin për këtë ajo e mori kur u diagnostikua me diabet të tipit 2./ Oxygenpress.info