Kino Armata sfidon nevojën e teknologjisë filmike

0
55

Kino Armata në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar me konceptin  e PARACINEMA me qëllim të shfaqjes së filmave eksperimental të cilëve, në fjalorin konvencional, u mungon një ose më shumë elemente material, të mediumit filmik.

PARACINEMA është term akademik i cili u referohet zhanreve të shumta filmike jashtë mainstream-it, të cilët kanë lidhje të njëjtë me filmat “e pranueshëm”.

Gjatë PARACINEMA, Armata sfidon nevojën e teknologjisë filmike për krijimin e kinemasë dhe hulumton tiparet fundamentale dhe efektet e kinemasë jashtë kufijve të mediumit filmik.

Sonte në Kino Armata shfaq për Hans Richter i cili ishte piktor, artist grafik, eksperimentues i filmit dhe producent gjerman. Ai besonte se detyra e artistit është të jetë politikisht aktiv, të kundërshtojë luftën dhe ta përkrahë revolucionin./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu