Kinezët po shpenzojnë më shumë për kafshët shtëpiake

0
199

Wang Junyue, një 24-vjeçare nga Pekini, shpenzon një të dhjetën e pagës së saj për pjesëtarin e familjes me qime, maçokun shtatë muajsh, për ushqimin, nevojat e përditshme, lodrat etj.

Shpenzime të tilla janë të zakonshme tek mbajtësit e kafshëve shtëpiake në Kinë të cilët shpenzojnë shifra jo pak të vogla për kafshët e tyre, sipas një raporti nga goumin.com, një forum në internet në muajin gusht.

Sipas raportit, mbajtësit e kafshëve shtëpiake në zonat urbane mbajnë një prej 91.49 kafshësh shtëpiake ku pjesa dërrmuese janë qentë dhe macet.

Tregu i qenve dhe maceve në vend vlerësohet të arrijë mbi 170 miliardë juanë (rreth 24 miliardë dollarë amerikanë) në 2018-n, një rritje 27 për qind nga viti në vit, thuhet në raport.

Raportin thekson gjithashtu shpenzimet e pronarëve të qenve në vitin 2018 janë 5.000 juanë për kafshë, një rritje prej 15 për qind nga viti 2017.

Pronarët e kafshëve në qytetet kryesore janë më të gatshëm për të blerë ushqim cilësor dhe të shtrenjtë për kafshët e tyre, sipas raportit. Wang, i cili punon në një kompani të huaj me bazë në Pekin, tha se preferon ushqimin e importuar të maceve, i cili i kushton rreth 300 juanë çdo muaj.

Shpenzimet e tjera për kafshët shtëpiake përfshijnë sterilizimin, vaksinat, trajtimin mjekësor dhe trajnimin.

“Produktet e qenit tim janë edhe më të shtrenjta se ato për flokët e mia. Duhet të paguaj 120 deri 150 juanë çdo herë”, tha Wei Ke, nga Qingdao, provinca Shandong e Kinës lindore. Wei shpenzuar rreth 2.000 juanë në vit vetëm për shampoo dhe produkte të tjera për larjen e qenit.

Këta kafshë trajtohen njësoj si pjesëtarë të familjes.

“Është e natyrshme të shpenzosh më shumë para për ‘pjesëtarët e familjes,'” tha profesori Liu Bo.

“Kjo prirje jo vetëm përputhet me kërkesat e njerëzve për një jetë më të mire shpirtërore por reflekton gjithashtu progresin shoqëror të vendit,” said Liu.

Si Wang-u dhe Wei i konsiderojnë kafshët e tyre si anëtarë të familjes. Wei tha se do të preferonte t’ i blinte qenit të saj çdo gjë që do pëlqente.

Për Wang, rritja e një kafshe shtëpiake “i jep ndjesinë e rritjes së një fëmije,” duke i sjellë asaj si lumturi ashtu dhe sfidë.

Pjesa më e madhe e pronarëve shijojnë lidhjen mes tyre dhe kafshëve të tyre si dhe kënaqësinë që u sjellin kafshët.

Nga ana tjetër, kafshët luajnë dhe rolin e shoqëruesit.

Gjyshja e Wei-t ka një qen për të cilin shprehet se më parë nuk e donte, por tani nuk jeton dot pa të.

Përveç moshave të thyera gjithnjë e më shumë rinj kanë nisur të kujdesen për kafshët shtëpiake në vitet e fundit. Sipas studimeve nga instituti Zhiyan.org në maj, mbi 70 për qind e pronarëve të kafshëve në Kinë kanë lindur në vitet ’80 dhe ’90.

Sipas studimeve kafshët shtëpiake ndihmojnë të rinjtë të çlirohen nga presioni i jetës dhe i punës dhe të mbushin boshllëqet e jetës së tyre shoqërore.

Pekinasi Nick tregon se macet dhe qenin e tij i ka birësuar dhe secila kafshë shtëpiake ka një histori lidhjeje me të dhe të shoqen. Madje ai e quan lidhjen në çaste fatkeqe për këto kafshë, që pas birësimit jetojnë të lumtura në një çati me Nick-un dhe të shoqen. Njerën prej maceve ai e birësoi pasi e gjeti në rrugë të plagosur nga goditja e një biçiklete, ndërsa një mace tjetër 12 vjeçare u birësua nga ky çift, pasi ishte braktisur nga pronarët e mëparshëm.

Nick vazhdonte të strehonte në shtëpi mace dhe qen derisa një ditë vendosi të shpërngulej nga shtëpia në qendër të Pekinit në një vile me kopësht në periferi të tij. Ai e bëri këtë për kafshët shtëpiake, që të kenë hapësirë dhe të jetojnë denjësisht, pasi i konsideron pjestarë të familjes së tij. Nick-u tregon se vila e tyre është projektuar që të jetë miqësore për qenin dhe macet.

Ky çift pekinas është kaq i lidhur me kafshët shtëpiake sa mundohet që të mos i lerë ato shumë kohë vetëm në shtëpi, gjatë fundjavave apo pushimeve.

Shërbime luksoze

Mary Peng, është themeluese e Qendrës Ndërkombëtare të Shërbimeve Veterinare. Ajo thotë se vitet e fundit kultura e rritjes së kafshëve shtëpiake në Kinë po rritet. Mary tregon se pronarët e pasur të kafshëve shtëpiake tregojnë një kujdes të tepruar ndaj tyre, madje dhe më të madh se për fëmijët. Ka raste thotë Mary që kafshët shtëpiake të të pasurve shkojnë në sallone të posaçme bukurie, ku u kryhen shërbime të specializuara manikyr e pedikyr, masazhe apo dhe reflekse bojra flokësh.

Biznesi i Mary-t lidhet pikërisht me shërbimet ndaj kafshëve shtëpiake dhe ajo ka përgatitur disa paketa shërbimi për to si stilim të flokëve, prerje, njëlloj si shërbimet për njerëzit në sallonet e bukurisë. Mary tregon se në sallon vijnë 5-10 kafshë shtëpiake, kryesisht qen në ditë.

Përsa i përket shërbimeve të tjera ndaj kafshëve shtëpiake janë ato luksoze deri në nivele ekstravagance që ofrohen nga ristorante apo hotele të shtrenjta në Kinë. Një prej këtyre restoranteve ofron “Puppiccinos,” që është një pije për qentë e përgatitur me krem të bardhë, pa sheqer. Po kështu hoteli i njohur “Rosewood Beijing” ofron një paketë për klientë dhe kafshtë e tyre shtëpiake me çmimin 2,800 juanë për natë, afërsisht 470 dollarë, me të gjitha shërbimet e nevojshme të ushqimit dhe higjenës për kafshët./CMI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu