Kinezët me prejardhje europiane

0
131

Ata janë një grup kinezësh të veçantë që mund të flasin lirisht gjuhën kineze dhe kanë prejardhje europiane.

Për shkak të historisë, bota ka shumë kombe që jetojnë jashtë vendlindjes si ciganët, beduinët etj. Ata jetojnë gjithmonë jashtë vendlindjes, prandaj mënyra e jetës së tyre përfshin zakonet e vendeve ku jetojnë dhe këto vende u bënë vendlindja e tyre e dytë. Në Kinë jeton një grup që janë kaukazë dhe kanë sy të kaltër. Ata duken si eusopianë, por me nënshtetësi kineze.

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos është një nga rajonet me dendësi më të lartë të popullsisë në botë. Ky grup i posaçëm i kinezëve jetojnë atje dhe quhen portugezë që jetojnë në Makao. Ata janë pasardhës të portugezëve me këtë prejardhje. Tani në Makao jetojnë mbi 10 mijë portugezë duke zënë 2% e popullsisë së përgjithshme të Makao-s. Nëse doni të njihni historinë e portugezëve që jetojnë në Makao, duhet ta nisim nga dinastia Ming e Kinës.

Në vitin 1553, një grupi i anijeve portugeze mbërriti në bregdetin e provincës Guangdong të Kinës. Ata thanë se kishin ardhur të respektonin perandorin e atëkohshëm Jiajing dhe kërkoi tharjet e rrobave dhe të mallrave. Për të arritur qëllimet, portugezët i ofruan para zv-shefit të asaj kohe të portit të provincës Guangdong Wangbai dhe fituan të drejtat e zbarkimit në Makao. Më pas ata fituan të drejtën e qëndrimit në Makao. Në vitin 1887 qeveria portugeze dhe ajo e dinastisë Qing nënshkruan një dokument zytar për drejtimin e Makao-s.

Gjatë periudhës kolonialiste të Portugalisë ndaj Makao-s, shumë portugezë transferuan në rajon dhe nisën jetën atje. Deri më 20 dhjetorin e vitit 1999 kur Makao u rikthye në Kinë, shumë familje portugeze jetuan në Makao për 200 apo 300 vite. Ata e dinë se ata janë pasardhës të portugezëve, e njohin kulturën portugeze dhe kanë ndryshime të dukshme me kinezët për mënyrën e jetesës, gatimit, fesë etj. Por ata lindën në Makao, prandaj Makao është gjithashtu vendlindje e tyre. Në zemrat e tyre, ata kanë dashuri të madhe për Kinën.

Shanyaosi, ish-drejtorja e sekretariatit të Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe vendeve që përdorin gjuhën portugeze është një portugeze që lindi dhe jeton në Makao. Dy gjyshërit e saj janë portugezë, ndërsa gjyshet e saj janë kineze. I jati dhe ëma e saj janë portugezë që kanë lindur dhe jetojnë në Makao. Ajo tha se ata mund të flasin lirshëm gjuhën portugeze dhe dialektin kantonez (dialekt i gjuhës kineze). Ajo tha se kur flasin gjuhën e folur e përziejnë gjuhën portugeze me pak kantonisht. Ushqimet në tryezën e portugezëve në Makao janë ushqimet me karakteristika të këtij rajoni. Në fakt, këto ushqime janë shkrirë me ushqimet lokale në bazën e ushqimeve portugeze dhe janë në mënyrë të veçantë. P.Sh, pula Puguo që është ushqim i njohur portugezëve që jetojnë në Makao përgatitet me curry dhe qumështin e arrës së kokosit. Kjo pulë ka ndikimin e kulinarisë indiane. Përveç saj, ushqimet me karakteristikat e Makaos përfshijnë makaronat prej orizi dhe supën me karkaleca që janë zhvilluar në bazën e ushqimeve kineze.

Mund të shohim se gjatë disa qindra viteve, dy prejardhje, dy kultura janë shkrirë me njëra-tjetrën, duke u fromuar një kulturë e veçantë e banorëve të këtij rajoni kinez. Ish-drejtori i Drejtorisë së Kulturës së Makao-s Wzu Weiming tha se në Makao gjejmë një shkrirje të kulturës kineze me atë perëndimore, njëkohësisht kultura e portugezëve që lindën dhe jetojnë në Makao edhe është një faktor i rëndësi që lindën dhe shëm i kulturës së Makao-së.

Para rikthimit të Makao-s në Kinë, një pjesë e portugezëve u largua nga Makao dhe u kthyen në Portugali. Por pjesa dërrmuese e portugezë që u lindin dhe jetojnë në Makao vazhdojnë jetën e tyre në Makao. Ata luajnë rol të rëndësishëm në fushat kulturore, shoqerore, ekonomike, tregtare etj.

Pas rikthimit, qeveria e Rajonit të Posaçëm i kushton rëndësi arsimit të gjuhës portugeze dhe hapi mbi 10 shkolla të gjuhës kineze dhe të asaj portugeze. Qeveria gjithashtu investoi shumë në fushën e mbrojtjes dhe të trashëgimisë kulturore të portugezëve që lindën dhe jetojnë Makao. P.sh. në çdo festival të artit të Makao-s ftohet të marrë pjesë Teatri i Portugezëve në Makao. Qeveria inkurajon portugezët që kanë lindur dhe jetojnë në Makao të nxisin zhvillimin e kulturës së tyre si ushqimin, gjuhën, muzikën, vallet etj.

Qeveria qëndrore dhe qeveria e rajonit të posaçëm kanë ofruar platformën e hapësirës portugezëve në Makao. Në vitin 2003, u krijua Forumi i Bashkëpunimit Ekonomiko-tregtar midis Kinës e Vendeve që përdorin gjuhën portugeze që do të forcohet më tej bashkëpunimi dypalësh.

Shantaosi është i mendimit se Makao-ja është platforma e lidhjes së Kinës me vendet që përdorin gjuhën portugeze dhe portugezët në Makao luajnë rolin e urës në këtë platformë. Portugezët që knaë lindur dhe jetojnë në Makao kanë epërsitë e tyre si ato të njohjes së gjuhës dhe kulturës portugeze, prandaj në shkëmbimet me vendet që e përdorin këtë gjuhë ata mund të luajnë rol më të rëndësishëm.

Shantaosi tha: “Më shumë portugezë në Makao e dinë këtë gjë dhe kanë nisur të mësojnë gjuhën kineze (Putonghua) .”

Ajo shkoi në Pekin për të mësuar gjuhën kineze në Universitetin e Guhëve dhe të Kulturës të Pekinit. Tani ajo mund të flasë mirë gjuhën kineze.

“Në fillim vetëm mund të lexoja emrin tim në gjuhën kineze, tani mund edhe ta shkruaj, tani jam familjarizuar me kuptimet e emrit tim”.

Tani më shumë portugezë që kanë lindun dhe jetojnë në Makao punojnë në vende të ndryshme të qeverisë së posaçme administrative të Makao-s dhe kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë së rajonit të Makao-s. Njëkohësisht falë identitetit të tyre të veçantë, ata luajnë rolin e urës lidhëse në shkëmbimet Kinë-Europës dhe Kinë-vende që flasin gjuhën portugeze.