Kinë, treni i parë pa makinist nis udhëtimin

0
258

Teksa vijon puna për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 2022, Kina ka shënuar një tjetër moment historik. Shteti aziatik ka ndërtuar një hekurudhë të shpejtësisë së lartë, me trenin që nuk ka makinist për ta drejtuar.

Linja e re ka një gjatësi prej 108 kilometrash dhe lidh kryeqytetin me qytetin pritës të Lojërave Olimpike. Hekurudha është vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis të dy qytetëve nga tre orë në 47 minuta. Treni mund të kapë një shpejtësi që shkon deri në 350 kilometra në orë dhe është i pari në botë që udhëton pa shofer.

Për ndërtimin e tij janë dashur 4 vite. Biletat variojnë nga 11 deri në 33 dollarë për një tren normal me shpejtësi të lartë dhe 12 38 dollarë nëse udhëtoni me një tren të zgjuar. Biletat për trenat inteligjentë duhet të rezervohen dy ditë para. Karrocat janë të pajisura me sinjale 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të mbledhur të dhëna në kohë reale dhe për të zbuluar ndonjë anomali operative.

Ndërkohë, çdo vend individual ka panelin e tij të kontrollit me ekranin me prekje dhe vend për të karikuar telefonin.