Kina zyrtarizon kandidaturën për Kupën e Azisë

0
39

Media shtetërore kineze njoftoi se Pekini ka zyrtarizuar kandidaturën e tij si vend pritës për Kupën e Azisë në Futboll për vitin 2023 duke treguar kështu dëshirën e vendit për të mirëpritur një kupë bote.

Në deklaratat e raportuara nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua, Federata Kineze e Futbollit ka deklaruar se mundësia për të mbajtur këtë kupe kontinentale për herë të dytë, pas edicionit të vitit 2004, do të ndihmonte në popullarizimin dhe zhvillimin e futbollit në vend.

Kandidatura e Kinës, e cila vihet përballë asaj të Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Tajlandës, vjen pasi presidenti Xi Jinping ka shprehur dëshirën e tij për të parë një botëror në tokën e tij.

Në Kupën e Azisë, të mbajtur këtë vit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të fituar nga Katari, Kina arriti deri në çerekfinale./ATSH/OxygenPress.info