Kina ia ndalon transmetimin BBC-së

0
536

BBC World News nuk do të lejohet të transmetohet më në Kinë, sipas një vendimi të marrë të enjten nga rregullatori i transmetimit të këtij vendi.

Arsye për ndalimin e këtij mediumi u tha se ishte “shkelja serioze e përmbajtjes”.

Rregullatori pretendon se gazetaria e BBC kishte shkelur rregulloret për TV dhe radio për raportimin e paanshëm.

Kina ka kritikuar BBC për raportimin e saj mbi koronavirusin dhe persekutimin e pakicës etnike ujgure.

BBC tha se ishte “zhgënjyer” nga vendimi.

Administrata Shtetërore e Filmit, TV dhe Radios së Kinës tha se raportet e BBC World News në lidhje me Kinën u gjet se “shkelin seriozisht” udhëzimet e transmetimit, duke përfshirë “kërkesën që lajmet të jenë të vërteta dhe të drejta” dhe të mos “dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës”.

Ai tha që aplikimi i BBC-së për të transmetuar edhe për një vit tjetër nuk do të pranohej.

BBC tha në një deklaratë: ‘Ne jemi të zhgënjyer që autoritetet kineze kanë vendosur të ndërmarrin këtë veprim. BBC është transmetuesi ndërkombëtar më i besuar i lajmeve në botë dhe raporton për histori nga e gjithë bota në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe pa frikë”.

BBC së fundmi pati raportuar për përdhunimin sistematik të grave ujgure, që kryesisht janë myslimane, nëpër kampet ku ato mbahen. Kina thotë se janë kampe riedukimi.

 

Gratë ujgure në Kinë thonë se po përdhunohen sistematikisht në kampe