Kim Mehmeti shpjegon pse ikin të rinjtë nga vendi, nuk është vetëm për varfërinë sipas tij

0
179

Shkrimtari Kim Mehmeti ka shpjeguar përse ikin njerëzit nga vendi i tyre.

Duke bërë një krahasim interesant, ai thotë se nuk ikin vetëm nga varfëria.

“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”

 

/oxygenpress.info