Kim Mehmeti: Mos të lëvdofshin ata që të nderojnë kur të shajnë!

0
61
“Për miqtë e kësaj faqeje që më pyesin pse nuk u përgjigjem atyre që më shajnë e ofendojnë, që më shpallin përfaqësues të ‘forcave të errëta islamiste’ dhe ‘arabizues’ të shqiptarisë?!
Unë merrem dhe kritikoj dukuri, që sipas meje, e dëmtojnë popullin tim shqiptar, e jo me ata që më shajnë mua, me çka me asgjë nuk e dëmtojnë shqiptarinë.
Pastaj nuk jam aq naiv sa të besoj se me mua do pajtohen edhe ata, të cilëve ua dëmton interesat dhe që më të rëndësishëm e kanë grazhdin që i ushqen se çka do tjetër njerëzore.
Sado që nuk e besoni, çdo mëngjes, përpos lutjeve tjera, Zoti ia drejtoj edhe këtë përgjërim: O Allah, gjatë jetës kam përjetuar fatkeqësi nga më të ndryshmet, andaj të lutem, tani në pleqëri, më kurse nga e keqja që të më lëvdojnë ata që të nderojnë kur të shajnë si dhe, ata që të çojnë të skuqesh nga turpi kur të lëvdojnë!” (Kim Mehmeti)