KFOS i dorëzon MSh-së 100 mijë teste PCR

0
35

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 000 teste molekulare (PCR), të dhuruara nga Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), të cilat do të përdoren për nevoja të institucioneve publike shëndetësore.
Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Ministri Armend Zemaj tha, se lajmi i mirë është që kemi pranuar 100 mijë teste molekulare në shumën prej 1.5 milion dollarësh.
“Ky donacion është i rëndësishëm që ta kemi në kontroll situatën pandemike. Kjo ndihmë do na ndihmojë të gjithëve që të ecim sigurt më tutje. Se bashku me Qeverinë dhe kryeministrin Hoti ky lajm përveç që na gëzon na obligon të vazhdojmë përgatitjet për fazat e tjera të pandemisë Këto teste, por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit”, tha ministri Zemaj.
Kurse Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), tha se këtë vit është shtuar në agjendën e tyre ndihma për institucionet e Kosovës dhe theksoi se ky kontribut do të ndihmojë qytetarët e Kosovës në ballafaqimin me pandeminë.