KFOR lehtëson shpërndarjen më të madhe të ndihmave kundër Covid19 të dhuruar nga Forcat e Armatosura Gjermane

0
163

Ministria Federale Gjermane e Mbrojtjes dorëzoi grupin e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.

Mallrat mjekësorë përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga marrja e COVID-19 kur trajton pacientët.

Pajisjet u transportuan në Prishtinë me një aeroplan A400M të Luftwaffe gjermane, që transportonte ushtarë dhe materiale për kontigjentin gjerman të KFOR-it.

Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane në kuadër të luftës ndërkombëtare pandemike COVID-19, që synon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës – personeli mjekësor i të cilës do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve, si dhe forcat e armatosura të Malit të Zi.

KFOR-i mbështeti iniciativën gjermane përmes menaxhimit tokësor të A400M dhe ngarkimit të mallrave në kamionët logjistikë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Malit të Zi.

Një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë. Që nga shpërthimi i pandemisë Covid19, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës kundër Covid19 e dhuruar nga Aleatët dhe vendet partnere si Italia, Polonia, Turqia, Gjermania dhe Austria.