KFOR-I ripohon përkushtimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës

0
40

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Eric Riley u takua sot me kryetarin e Kamenicës Z. Qendron Kastrati. Takimi ishte pjesë e kontakteve të rregullta të mbajtura midis personelit të KFOR-it dhe autoriteteve lokale në Kosovë.

Kolonel Riley dhe Z. Kastrati shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë në zonë. Kolonel Riley ripohoi angazhimin e KFOR-it për të vazhduar forcimin e përpjekjeve të veta të qëndrueshme dhe të paanshme për të ndihmuar në sigurimin që situata lokale të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë.

Trupat e KFOR do të vazhdojnë patrullimin e tyre të rregullt në të gjithë zonën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe organizata të tjera të sigurisë.

U diskutua gjithashtu për ndikimin e pandemisë Covid19 në komunitetet e Kamenicës, derisa KFOR-i po mbështet institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet për t’iu përgjigjur kësaj emergjence.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, i cili ka qenë në kontakte të rregullta me zyrtarë të ndryshëm nga institucione të ndryshme në Kosovë, ripohoi angazhimin e misionit të udhëhequr nga NATO për të vazhduar të kontribuojë në një mënyrë të paanshme në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç përcaktohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Që nga viti 1999, në kryerjen e misionit të vet, KFOR-i ka mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore, dhe do të vazhdojë të forcojë partneritetin e gjatë që ekziston me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar”, deklaroi gjeneral majori Risi. Komandanti i KFOR-it theksoi gjithashtu se KFOR ka mbështetur reagimin vendor ndaj krizës Koronavirus, duke lehtësuar dërgimin e ndihmës thelbësore nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe dhurimin e pajisjeve të mbrojtjes personale në disa komuna dhe komunitete lokale, qendrave shëndetësore dhe njësive të Policisë së Kosovës.

Për më tepër, ai theksoi se “bashkëpunimi midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë është shumë efektiv dhe po rritet çdo ditë përmes mekanizmave të konsoliduar të koordinimit të përbashkët në nivele të ndryshme operative. Qëllimi është forcimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes, sigurisë dhe lirisë së lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë që KFOR-i dëshiron të sigurojë, në të mirë të sigurisë vendore dhe stabilitetit rajonal.”