KFOR dhuron shesh lojërash për shkollën fillore “Osman Rama” në Çabër

0
347

Ushtarët Amerikanë të Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje dhuruan dje një shesh lojërash për shkollën fillore “Osman Rama”. Koloneli Noel Hoback, zëvendës komandant për Komandën Rajonale të KFOR Lindje kryesoi ceremoninë dhe preu shiritin së bashku me mësuesit dhe nxënësit.

Arjeta Begu, mësuese, falënderoi KFOR-in, duke theksuar se “sheshi i lojërave do të ndihmojë shkollën dhe fëmijët të ndërtojnë aftësitë e tyre shoqërore dhe të mësojnë të jenë miqësorë me njëri-tjetrin.”

Në kuadër të misionit të tij të paanshëm të sigurisë, KFOR gjithashtu mbështet institucionet arsimore në Kosovë përmes një numri projektesh qëllimi i të cilave është promovimi i komuniteteve që kanë raporte të mira ndërmjet veti.

Projekti i sheshit të lojërave u financua nga NATO dhe u zbatua nga Ekipi i Bashkëpunimit Civil-Ushtarak i KFOR-it, ndërsa Ekipi Monitorues i Ndërlidhjes Zvicerane ndihmoi duke organizuar inaugurimin dhe instalimin e rrjetave të reja të basketbollit.