KF Feronikeli shkarkon Agim Sopin dhe Albert Bunjakin

0
78

Klubi i Futbollit Feronikeli ka shkaruar sot nga detyra trajnerin Agim Sopi dhe këshilltarin e presidentit të klubit, Albert Bunjakin.

Këto shkarkime vijnë pas humbjes së sotme nga Llapi me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Feronikelit:

Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.