Këto objekte të trashëgimisë kulturore janë nën mbrojtje të përkohshme

0
326

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ish-qendra tregtare “Gërmia” në Prishtinë tashmë ka hyrë në listën e trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme.

Ish-objekti i qendrës tregtare gjendet është future në listën e përkohshme të trashëgimisë së mbrojtur bashkë me shtëpinë e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Lista e trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme përmban 1595 asete. Ato do të jenë të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore tash janë edhe Selia e Shtabit të Brigadës 121, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera.

Aprovimi i propozimeve është bërë me një vendim të nënshkruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu