Këto janë vendet që kanë më shumë gra në parlament

0
127

Fjalimi i kohëve të fundit i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një nga ato pak gjëra që i bën bashkë demokratët dhe republikanët. Fjalimi ishte një manifestim për numrin rekord të grave në Kongres. 102 gra u zgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve në mesin e vitit 2018, duke marrë 23.5% të 435 vendeve.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende ngelen shumë prapa nga pjesa tjetër e botës kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave, duke u renditur e 75-ta në një listë të përpiluar nga Bashkimi Ndërparlamentar (Inter-Parliamentary Union).

Në fakt, SHBA nuk arrin as mesataren globale prej 24.1% të vendeve të fituara nga gratë.

Vendet që janë në  krye të listës, mbase mund të surprizojnë disa. Ruanda zotëron vendin e parë më së shumti duke thyer rekordin si vendi më i përfaqësuar nga gratë në parlament, me pothuajse dy të tretat e vendeve që aktualisht mbahen nga gratë.

Ka edhe vetëm dy vende të tjera, ku më shumë ka gra në parlament sesa burra. Është Kuba me 53.2% dhe Bolivia me 53.1%. Duke vazhduar më pas me Amerikën Latine dhe Karaibet. Meksika me  48.2% Grenada (46.7%), Nikaragua (45.7%) dhe Kosta Rika (45.6%).

Pjesa tjetër e 10-shes më të mirë është rrotull vendeve afrikane, Namibia (46.2%) dhe Afrika e Jugut (42.7%) – dhe, ndoshta jo aq shumë e çuditshme, nga Suedia me 46.1%, qeveria e parë vetë-shpallur “feministe” në botë, përcjell Alsat.

Grupi i vendeve nordike kryeson në përfaqësimin femëror me 42.3% të vendeve, ndjekur nga Amerika (30.3%), pjesa tjetër e Evropës (26.5%) dhe Afrika Sub-Sahariane (23.8%). Azia (19.7%) dhe shtetet arabe (18.7%) janë shumë më poshtë mesatares globale. Por vendet e Paqësorit (15.5%) janë ata që kanë rekordin më të keq.