Këto janë qytetet që e kanë qiranë më të shtrenjtë në Zvicër

0
165

Qiraja më e shtrenjtë ishte në Zug, 1837 euro, ndërkohë, më së liri ishte në Jura, vetëm 907 euro.

Qiraja mesatare mujore në Zvicër është 1,329 franga zvicerane (1,170 €), tregojnë shifrat e reja. Por, ja ku mund të prisni që të paguani më së shumti – dhe më së paku, shkruan albinfo.ch.

Shifrat më të fundit janë dhënë nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) për vitin 2017. Qiraja mesatare në Zvicër atë vit ishte pothuajse e pandryshuar nga viti 2016 (kur ishte 1,322 franga), transmeton ‘The Local’.

Qiratë më të shtrenjta ishin në Zug, Cyrih dhe në Schwyz – ku taksat janë gjithashtu të ulëta.

Në anën tjetër të shkallës, qiratë më të lira u gjetën në kantonet e Jura, Neuchattel dhe Glarus.

Shifrat e reja të FSO tregojnë se tre nga dhjetë familje zvicerane paguajnë qira me më pak se 1,000 franga.

Pjesa më e madhe e qiramarrësve janë në Basel (84 përqind) dhe Gjenevë (74 përqind). Në kantonin e Cyrihut, shifra është 69 për qind./albininfo