Këto janë kafshët më mendjemadhe

0
945

Ato vlerësohet të jenë kafshët më të preferuara, por edhe shumë mendjemadhe.  Në Amerikë kanë më shumë mace se qen. Ka 14 milionë më shumë mace se qenë.

Një mace në Amerikë ka fituar pasuri rreth 13 milionë euro nga pronari i saj.

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.

Ato vlerësohet të jenë shumë të çuditshme, duke u karakterizuar kështu me shumë karakteristika.

 Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

Gërrgërret: Macja bën gërr-gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ronron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-YvesGauchet që mbështet ‘ronron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërrgërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

 Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga MotherNatureNetëork, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur ëc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.

Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

Klonimi:Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një MaineCoon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës MaineCoon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.

Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu