Këto janë gjobat që Inspektorati i Prishtinës ua shqiptoi partive për tubimet në kohë pandemie

0
62
Nga Adonis Tahiri –  Inspektorati i Prishtinës:
Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale.
Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash:
– LVV ka paguar 6 gjoba;
– PDK ka paguar 3 gjoba;
– AKR ka paguar 1 gjobë.
Të papaguara ende, mbesin:
-LDK 5 gjoba;
-AAK 3 gjoba;
-LVV 1 gjobë;
-NISMA 1 gjobë.
Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.
ASKUSH MBI LIGJIN!