Këto janë disa nga lojërat që karakterizonin fëmijërinë e dikurshme

0
1272

“Hedhja në llastik, përplasja e duarve, fshehtas, dita-natë”, ishin vetëm disa nga lojërat që e karaktarizonin fëmijërinë e dikurshme.

Tani, pak fëmijë sheh në rrugë duku luajtur këto lojëra. Të gjitha  këto kujtime i zëvendëson iPad, Tableti, Iphon-i, e shumë mjete tjera teknologjike.

Shumë pak fëmijë sheh tani në lagje, por dikur këto ishin të mbushura.

Se lojërat e ndryshme ndikojnë pozitivisht është vërtetuar edhe shkencëtarisht.

Psikologët e zhvillimit të fëmijëve konsiderojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë.

Në mungesë të teknologjisë,këto janë disa nga lojërat që kanë luajtur fëmijët e dikurshëm.

“Hedhja me llastik”

Kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën në stacionin e autobusit dhe në lagjen ku jetonim. Hedhja kineze e litarit ose dyshja holandeze luhej me tre fëmijë dhe një copë të gjatë llastiku. Llastiku vendosej rreth këmbëve të dy fëmijëve duke formuar një drejtkëndësh, ndërsa fëmija i tretë kryen një seri hedhjesh në mes. Ai duhej të kryente disa hedhje, nga jashtë – brenda dhe disa kryqëzime, për të arritur deri në nivelin më të lartë.

 “Përplasja e duarve”

Ju me siguri e mbani mend çdo fjalë të fabulës suaj të preferuar, por mjafton të shkundni pak kujtesën dhe një koleksion i tërë këngësh që shoqërojnë lojëra të tilla do t’ju vijë ndërmend.

“Fshehtas”

“1, 2, 3 sytë i hapa, py përpara, py përmas”.

 

 “Dita-Nata

Kjo lojë zakonisht luhej në orët mësimore kur mungonte profesori ose kur ishte orë e lirë. Loja zhvillohej me qëllim që të testohej vëmendja e lojtarit dhe ai që gabonte apo nuk ishte i vëmendshëm, dilte nga loja.

 “Kile”

E veçanta e kësaj loje ishte edhe opsioni “PRING”, ku nëse thoje emrin e ndonjë kompanie të duhanit ti duhej të rrije pa lëvizur dhe kësisoj shpëtoje nga dënimi për t’i ndjekur të tjerët.

“Hajna Polic”

Siç na lë të kuptojmë edhe vet emri i lojës, kjo lojë luhej me 2 ekipe, ku njëri ekip ishte ekipi i “hajnave” dhe për qëllim kishte të ikte nga ekipi tjetër që quheshin “Policët”.

“Kilikera”

Kjo lojë përpos që luhej jashtë në lagje mund të luhej edhe brenda në shtëpi, ku me një tavllë duhani improvizohej vrima e cila nevojitej për të luajtur këtë lojë me sfera qelqi.

Hedhja me litar

Ju kujtohet kur një copë litari mjaftonte për t’ju argëtuar gjithë pasditen? Lojrat me litar luheshin që nga parashkollorët e deri tek fëmijët 14-15 vjeçar. Ka disa nivele të ndryshme hedhjesh – edhe nga ato që përfshijnë dhe ujin në ditët e nxehta të verës.

Ka pasur edhe lojëra të tjera që mbesin në kujtesën e çdokujt përgjithmonë, të tilla si ‘mes dy zjarresh’, ‘komkacel’, ‘fshehtas me top’ dhe më shumë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu