Këto janë disa nga bibliotekat më të mira në botë

0
445

Se kur dhe ku u themelua biblioteka e parë në botë ende nuk dihet. Mirëpo, fjala bibliotekë vjen nga greqishtja βιβλιοθήκη – mbajtëse librash.

Mendohet se biblioteka e parë duhet të jetë ngritur disa mijëra vjet para erës sonë në Mesopotami – në kufirin mes Sirisë, Iranit dhe Irakut sot. Ndër më të njohurat është biblioteka e Aleksandrisë, e shekullit III p.e.s. Kjo bibliotekë u shërbente shkencëtarëve në shërbim të sundimtarit, dhe në të nuk lejohej të hynin njerëzit e thjeshtë.  Ka biblioteka që ende sot vazhdojnë të jenë të mbyllura për publikun, Stiftsbibliothek në St. Gallen të Zvicrës, ku ruhen libra që kërcënohen prej shkatërrimit. Më poshtë janë të renditura disa nga bibliotekat më të mira në botë:

  1. Biblioteka Publike e Taipeit, Tajvan

Arsyeja pse ‘Biblioteka Publike e Taipeit’ është listuar në mesin e bibliotekave më të veçanta në botë është sepse ajo është e ndërtuar nga druri i pyjeve, energjinë e prodhojnë vetë, si dhe uji i reshjeve të shiut përdoret për nevojat e bibliotekës.

  1. Biblioteka e Aleksandrisë

Biblioteka e Aleksandrisë dikur ishte një nga bibliotekat më të mëdha të botës antike, kurse sot nuk ka mbetur pothuajse asgjë origjinale nga ajo. Kurrë nuk është mësuar arsyeja e shkatërrimit të saj, por rreth 2000 vite më vonë, në vitin 2002 u hap biblioteka e re e Aleksandrisë në Egjipt si homazh për atë origjinalen. Biblioteka e re Aleksandrisë konsiderohet si kombinim mes antikës dhe modernes dhe renditet në mesin e bibliotekave më të veçanta në Botë.

  1. Biblioteka Publike e Shtutgartit

Kjo bibliotekë është dizajnuar nga arkitekti korean Eun Young Yi. Është hapur për publikun në vitin 2011-të, ajo ka një pamje shumë moderne, por ajo që e bën të veçantë këtë bibliotekë është forma që ka dhe shkallët që ndajnë sektorët e ndryshme të librave . Biblioteka e Shtutgartit tashmë është shndërruar edhe në atraksion për vizitorë të cilët vijnë të shohin dizajnin dhe stilin e saj.

  1. Biblioteka Qendrore e Amsterdamit

Kjo bibliotekë është shumë e veçantë dhe njëkohësisht është biblioteka më e madhe në Holandë. Hapësira totale e saj është 28 mijë metër katrorë.  Por, ajo që e bën të veçantë përveç stilit të ndërtimit është edhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes për të cilin përdoret ajri atmosferik.

  1. Biblioteka e Manastirit shën Katerina, Sinai – Egjipt

Biblioteka më e vjetër në botë e cila vazhdon të jetë në funksion ndodhet në krahinën Sinai të Egjiptit. Ndërtesa është po ajo që kur është ndërtuar për herë të parë me urdhër të Perandorit Justinian I. Në këtë bibliotekë gjithçka frymon si në ditën e parë të funksionimit të saj.

  1. Biblioteka Kombëtare e Francës, Paris

Ajo është një nga bibliotekat më të mëdha në botë. Biblioteka Kombëtare e Francës është 22 katërshe dhe është ndërtuar në vitin 1996-të, kurse atje ndodhen më shumë se 200 mijë vëllime të librave.

  1. Biblioteka Qendrore e Bostonit, SHBA

Biblioteka qendrore e Bostonit është hapur në vitin 1948 dhe është e dyta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse në fondin e saj ajo ka më shumë se 24 milionë vëllime.

  1. Biblioteka e Librave të Fotografisë, Iwaki Japoni

Kjo bibliotekë është ndërtuar në vitin 2005, kjo bibliotekë krejtësisht është e kushtuar për fëmijët dhe llogaritet si njëra nga ndërtesat me arkitekturën më të bukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu