Këto janë 7 detyrat në matematikë që nuk i ka zgjedhur ende askush

0
1558

Nëse dëshironi të bëheni milioner, ka mënyra të lehta dhe të vështira.

Zgjidhja e problemeve të mijëvjeçarit është një mënyrë ku mund të fitosh 1 milion dollar, por ndoshta kjo është një nga mënyrat me të vështira.

Çka janë problemet e mileniumit?

Në vitin 2000, instituti Clay i matematikës në Kembrixh,Massachusetts shtroi disa nga problemet më sfiduese matematikore të asaj kohe dhe ofruan si shpërblim 1 milion dollar për personin që arrin të zgjidh njërën nga ato.

Këto probleme prezantojnë misteret më të thella në fushën e matematikës. Disa nga këto shumë të rëndësishme në fushën e inxhinierisë, tretmanëve më të mira mjekësore dhe kodimeve më  të forta në fushën e sigurisë.

Këto probleme janë:

1.P vs. NP Problem

2.Riemann hypothesis

3.Yang-Mills and Mass Gap

4.Navier-Stokes Equations

5.Hodge Conjecture

6.Poincaré Conjecture

7.Birch and Swinnerton-Dyer Conjecture

19 vite më pas, vetëm një nga këto probleme është arritur të zgjidhet.

Gjeometri i famshëm Grigoriy Perelman e zgjidhi problemin Poincaré Conjecture në vitin 2002, ku edhe fitoi medaljen Fields, ekuivalentja matematikore e çmimit Nobel, po ashtu edhe çmimin prej 1 milion dollarësh, përcjell alsat.

Ai i refuzoi të dyja shpërblimet.

Poincaré Conjecture ishte njëra nga mozaikët me pak aplikime praktike.

Ajo thjesht parashtron pyetjen nëse një formë e mbyllur konsiderohet gjithmonë një sferë, pa marrë parasysh sa dimensione i ndërton në të.