Këto janë 10 femrat më të pushtetshme në botë

0
56

Të pushtetshme, të famshme dhe të rrethuara nga luksi, lajmet mbi to mbushin faqet e shtypit dhe bëjnë gjithmonë zhurmë. Një lëvizje e zakonshme e tyre, bëhet lajmi i ditës, burim klikimesh dhe lajm ndërkombëtar.

10 femrat më të pushtetshme të Botës sipas revistës Forbes:

Angela Merkel  mbetet ende një nga femrat më të fuqishme të botës.

Kancelarja gjermane ka mbajtur vendin më të lartë në listën Forbes e femrave më të fuqishme për shtatë vjet rresht.

Një tjetër udhëheqëse e shquar në politikë, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May renditet në vendin e dytë. Është hera e parë që ajo shfaqet në listën vjetore të Forbes.

Melinda Gates, bashkëkryesuese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, është femra amerikane e rangut më të lartë, duke marrë vendin e tretë. Shtatë prej 10 grave më të fuqishme në botë janë amerikane, sipas listës Forbes.

Lista vijon me:

4.Sheryl Sandberg: COO, Facebook, SHBA

5.Mary Barra: CEO, General Motors, SHBA

6.Susan Wojcicki: CEO, YouTube, SHBA

7.Abigail Johnson: CEO, Fidelity

Investments, SHBA

8.Christine Lagarde: Drejtoreshë e Menaxhimit, International Monetary Fund (Fondi Monetar Ndërkombëtar), SHBA

9.Ana Patricia Botín: Drejtuese, Santander Group, Banco Santander, Spanjë

10.Ginni Rometty: CEO, IBM, SHBA

Forbes përcakton renditjen duke vlerësuar katër kategori: paratë – që mbulojnë vlerën neto, të ardhurat e kompanisë, asetet nën menaxhim ose GDP – praninë dhe ndikimin në media./Dita