Këto dy ditë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell

0
63

Mot i ngjashëm parashihet të mbajë edhe ditëve të fundjavës, e temperaturat mbeten të larta mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me maksimale ndërmjet 28C deri 30C.

Edhe ditëve të para të javës së ardhshme nuk paraqiten ndryshime në situatën sinoptike, që do të vazhdojë të mbajë mot i thatë dhe me temperatura mbi vlera mesatare. Tek në pjesën e dytë të javës në vijim paraqiten tendenca të rënies së temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu.

9.9.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.

10.09.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryejë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 7.