Këtë verë fillon parkingu nëntokësor te Kampusi Universitar në Prishtinë

0
560

Parkingu nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik në Prishtinë do të fillojë gjatë verës së këtij viti, ndërsa për këtë projekt deri më tani janë dy kompani garuese.

Kështu ka njoftuar drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, ku sipas tij, nga kjo garë janë tërhequr dy kompani, për të cilat nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodhur një gjë e tillë.Ai gjatë një konference për media njoftoi se për projektin e parkingut nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik, deri më tani janë dy kompani garuese.

“Pas tri viteve punë intensive tashmë jemi në fazën finale të përzgjedhjes së operatorit ekonomik, i cili do të fitojë kontratën dhe do të vazhdojë punën me ndërtimin e projektit në fjalë. Për momentin kemi dy kompani garuese që kanë mbërri në fazën finale që quhet kërkesa për propozim. Numri i vend-parkingjeve që kemi kërkuar është minimum 500, në dy nivele, numri i lokaleve, i cili është përfolur është maksimum 500 m2, jo më shumë, ndërsa hapësira mbi sipërfaqe, do të jetë sipërfaqe do të jetë gjelbëruese, një park qendror i qytetit, i cili do të ketë qasje për të gjithë”, ka thënë ai.

Bashota gjithashtu njoftoi se dy kompani të tjera janë tërhequr nga gara dhe se nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodhur një gjë e tillë.