Këtë javë në Kosovë na pret një valë e të nxehtit afrikan

0
57

Një front i ftohtë me masa më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit kaloi mbi rajonin tonë javën që shkoi.

Si rrjedhojë gjatë ditës së shtunë kishte zhvillime të shtrëngatave me shi, e në aspektin termik temperaturat do të pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare.

Gjatë kësaj jave, nga nesër, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

E martë dhe mërkurë nxehtë, kryesisht me diell.

Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 33C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje.