“Këtë grua a e ndjeni robot apo njeri?”

0
168

Nga Emine Bajrami

Vjehrra i tha: si paske rradhitur mirë enët në maqinë vetëm i paske grumbulluar!
Ajo tha: po i kam vënë me një dorë sepse bebin e kisha në krah dhe më qante.
Burri i tha me zë të lartë: pse nuk ma kishe hekurosë mirë kmishën?
Ajo i tha: isha pa gjum dhe se kam parë mirë.
Vjehrri tha: gjella sonte mu duk e pa zier.
Ajo tha: mfalni sot sjam ndjerë mirë kam qenë shumë e lodhur.
Fëmijët: nënë mësueja sma pëlqeu vizatimin dhe në detyra kisha pasë gabime.
Ajo tha: e di, por aq munda për sot.
Unë them:
Këtë grua a e ndjeni robot apo njeri?
Kur do i falenderoheni dhe do i jeni mirënjohës për veprimet e saja?
Sa duar ka kjo grua? Një sa dhjetë.
Pse nuk i shfrytëzon secili duartë e veta?
Pse nuk edukojmë breza që falenderohen?
Pse nuk e mbështesim gruan, pse nuk e vlerësojmë sa duhet?
Apo vetëm kur të sëmuret ose të shkojë në spital do i dihen vlerat?
Kujdesuni për gratë, për nënat e fëmijëve tuaj sepse ato janë buzëqeshja e shtëpisë, ato që i japin vlerë dhe bukuri jetës suaj, ato që i ngriti dhe i vlerësoi Allahu ju assesi mos i përbuzni.
Falenderohuni ju fillimisht për mirësitë e tyre e pa dyshim se fëmijët do i vinë pas sjelljes suaj.
Nëse ato një ditë ndahen nga kjo botë, atëherë do shihni se sa e zymtë është jeta pa to!