Këta persona janë viktima të lajmeve të rreme në Facebook

0
41

Facebook shpesh është bërë cak i kritikave pasi ndihmon në shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Dhe këtu kritikuesit kanë të drejtë, pasi dhe vet Facebook-u ka pranuar se është bërë mjet për të arritur publikun nga personat që krijojnë “fake news”.

Mirëpo, janë vetë përdoruesit, pra njerëzit që kanë llogari në Facebook, që i shpërndajnë më pas lajmet e tilla.

Revista “Science” ka bërë një studim se cila grupmoshë është më e prirë t’i besojë këtyre lajmeve dhe t’i shpërndajë ato.

Sipas po këtij studimi, del se përdoruesit amerikanë të Facebook-ut që e kanë kaluar moshën 65-vjeçare kanë shpërndarë gati shtatë herë më shumë lajme të rreme në Facebook sesa personat e moshës 18 deri 29-vjeçare, përcjell Alsat.

Personat e moshës mbi 60-vjeç duket se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mediat digjitale dhe nuk dinë të përcaktojnë saktësinë dhe besueshmërinë e një mediumi online.