Kështu i uroi shqiptarët Granit Xhaka për 28 Nëntor

0
57

Sportistë, artistë e personalitetete të njohura shqiptare që jetojnë në vende të ndryshme të botës i kanë uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Njëjtë ka vepruar edhe futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka.

Mesfushori i Arsenalit ka marrë sërish pak vëmendje dhe ka vendosur që simbolin e shqiponjës ta realizojë me bashkëshorten  e tij Leonita Lekaj. Simboli është realizuar për t’i uruar Shqipërisë festën e Pavarësisë në një darkë të organizuar për këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Granit Xhaka i tregoi botës origjinën e tij pas golit të bujshëm ndaj Serbisë të festuar me simbolin e Shqiponjës. Një festim që u përfol dhe për të cilin të dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri morën nga një dënim prej 10 mijë euro./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu