Kështu i edukojnë danezët fëmijët

0
407

Danimarka disa herë është emëruar si vendi me popullin më të lumtur të botës. Gjithsesi, këtij suksesi i kontribuuon edhe mënyra me të cilën danezët i edukojnë fëmijët, në mënyrë që të jenë njerëz të përgjegjshëm dhe të përfshirë në këtë shoqëri të suksesshme.

Këtë e ka përshkruar në një libër të saj amerikania Kristen Podulka, e cila ka qenë vetë dëshmitare se si danezët i edukojnë fëmijët e tyre. Dallimet janë të mëdha. Ndonëse e punësuar, madje edhe deri sa fëmijën e ka pasur foshnjë, kjo grua hamendej a të pranonte të ndahej nga fëmija, mirëpo argumentet për, të cilat i ka dëgjuar nga danezët e kanë bërë të mendojë

  1. Ndarja e hershme nga nëna

Idenë që ta lërë fëmijën e saj tërë ditën në duar të të huajt amerikanja nuk ka mundur ta pranojë kurrsesi. E gjejnë një kopsht, i cili kishte program vetëm në orët e mëngjesit. Mirëpo, në Danimarkë nënat të cilat e dërgojnë fëmijën në ruajtje tërëditore nuk gjykohen, por nxiten të veprojnë ashtu, shteti me të gjitha mjetet e mundshme ua sufinanson qëndrimin parashkollor të fëmijëve.

  1. Nuk kanë frikë nga rrëzimiet

Në vend të “Kujdes, do të rrëzohesh”, danezët preferojnë “Provo përsëri!”. Shkurt, në Danimarkë nuk ekziston qasje ndaj edukatës e bazuar në frikën nga mosskuksesi. Kristen ka qenë dëshmitare e një kremteje në Sankt Hans Aften.

Në livadh pranë malit ndizet zjarri i madh. Prindërit dhe fëmijët e tyre këndojnë këngë, shoqërohen, janë të shlirshëm. Në livadh nuk kishte kurrëfarë rrethojash mbrojtëse, në afëri të vendit ku mbahej festivali nuk ka ndihmë të shpejtë, në rast se ndonjë fëmiëj rrëzohet apo në ndonjë mënyrë tjetër lëndohet. Para shkollave e kopshteve po ashtu ekziston vendi për ndezjen e zjarrit të kampit. Në klasë ka shandanë, në të cilët janë ndezur qirinjtë. Kur njëherë e ka pyetur edukatorën a nuk ka frikë se fëmijët do të luajnë me qiriun e ndezur, ajo në habi, i ka thënë: “Po pse do ta preknin flakën? Ajo është zjarr, do të digjen”.

  1. Nuk ka komplikime rreth ushqimit

Çdo ditë diçka tjetër për ushqim? S’e dua këtë, s’e dua atë? Kjo në Danimarkë nuk ekziston. Në këtë vend skandinav fëmijët janë ushqim të shëndoshë, por ndonjë zgjedhje të tepruar për atë se çfarë do të përgatisë nëna atë ditë nuk kanë. Gati gjtihmonë është njësoj. Pak perime, pak mish, pak pemë. Dhe të gjitha hanë njësoj, pa vërejtje.

  1. Duhet kur mbaron puna

Saktësisht në ora 16 të gjitha kompanitë në Danimarkë zbrazen. Askush nuk mbetet përtej orarit. Njerëzit nga puna shkojnë në kopshte për t’i marrë fëmijët e tyre. Shkojnë në shtëpi, ku bashkërisht e përgatisin darkën. Ndjenjë të vrarjes së ndërgjegjes nëse në shtëpi ke shkuar po atë çast kur ka përfunduar puna jotë 8-orëshe nuk ka.

“Danezët e kanë një fjalë, e cila nuk ka përkthim direkt. Hygge. Kjo është fjala, e cila e përshkruan ndjenjën e atmosferës së ngrohtë në shtëpi, pranë tavolinës. Hygge di të thotë të rrish me familjen tëndë përreth tavolinës së rrumbullaktë, duke diskutuar mbi gjëra të mëdha e të vogla jetësore, me njerëzit që i ke më të dashur. Atmosferë e tillë në Danimarkë bëhet çdo mbrëmje.Kjo nuk është punë rasti. Danezët e kanë prioritet!”, ka thënë Pdoluka.