Kështu e vlerëson Mustafi trajnerin Emery

0
46

Mbrojtësi shqiptar,  Shkodran Mustafi  është ndër futbollistët më të respektuar tek Arsenali tash e sa kohë, ndërsa gjërat nuk kanë ndryshuar as pas ardhjes së trajnerit të ru Unay Emery.

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sportingut, në kuadër të Ligës së Evropës, Mustafi i ka thënë fjalët më të mira për trajnerin e skuadrës londineze.

“Për mua personalisht, më e mira është se ai është dikush që e di se çka do nga secili lojtar”, ka thënë Mustafi kur është pyetur nga gazetarët për atë se çka ka shtuar Emery që nga largimi i Arsene Wengerit.

“Ai u thotë saktësisht atë që do nga ju, por u jep lirinë të shprehni talentin tuaj. Kur nuk e keni topin, ai u thotë ku duhet të qëndroni dhe si ta fitoni, e kur e keni u jep opsione si ta përdorni. Ju mund të vendosni opsionin që doni”, ka shtuar Mustafi.

“Për mua është përzierje e mirë mes lirisë dhe disiplinës dhe krijimit të një plani për gjithë skuadrën. E kemi parë këtë në ndeshjen kundër Liverpoolit”, është shprehur Mustafi./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu